Ledian Memushaj pritet të largohet nga Pescara për të kaluar në Zvicër te skuadra e Sionit.
Sioni ndryshon strategji për Ledian Memushajn dhe kjo është arsyeja pse Pesckara mund të pranojë ofertën e skuadrës që drejton Paolo Tramezzani.
Ditën e djeshme, mediat italiane zbulojnë faktin se zviceranët kanë shtuar presionin për blerjen e kartonit të tij dhe transferimi duket se do të jetë çështje ditësh.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka kontratë me ekipin e Pescras deri në qershorin e vitit 2021, por me rënien e ekipit në Serinë B, largimi i tij është i mundshëm.
Në fakt, ai është i lumtur në këtë ekip, por joshja nga një tjetër aventurë dhe interesimi i madh që po shfaq Tramezzani mund ta lëkundin për vendimin që do të marrë mbi të ardhmen.
Fillimisht për lojtarin ishin interesuar edhe Bologna, Benevento dhe Lugano, por tashmë duket se Sion është skuadra e vetme që ka mbetur në garë për të marrë shërbimet e shqiptarit.
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...