Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, e ka shpallur listën e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet e para të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2023. Kombëtarja e Kosovës më 3 nëntor luan në udhëtim ndaj Turqisë, ndërsa më 7 nëntor e pret në Prishtinë Kombëtaren e Belgjikës. Në grupin e parë është edhe Greqia. Katër ndeshjet tjera Komëbtarja jonë i luan në janar të vitit të ardhshëm.
Ka emra të rinj në Kombëtare, por baza mbetet ajo që ishte ciklin e kaluar kualifikues, kur Kosova arriti rezultate të mira. Janë ftuar Agon Bajqinovci i Prishtinës, Florian Rexha i Vëllaznimit dhe Shaban Zogaj i Aalborgut danez. Ndërsa janë kthyer lojtarë si Florim Hoxha, Enis Kabashi, Flamur Gërbeshi e Mursel Mehmeti.
Synimi për këto kualifikime është i qartë – njëri prej dy vendeve të para në grup dhe avancimi tutje. /arbresh.info/
Lista e plotë:

Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi