Ish futbollisti anglez, Frank Lampard, ka deklaruar se përplajsa ndërmjet Jose Mourinhos dhe Paul Pogba, ishte shkaku që francezi ndëshkua me karton të kuq.
Reprezentuesi francez ndërhyri ashpër ndaj mbrojtësit spanjoll të Arsenalit, Hector Bellerin, në pjesën e dytë dhe si rezultat u ndëshkua me karton të kuq direkt, shkruan arbresh.info.
Tashmë, Pogba do të mungojë në tri takimet e ardhshmë të United dhe një ndër ta është edhe derbi me Manchester Cityn, që zhvillohet javën e ardhshme.
Pogba asistoi dy herë sonte, njëherë për Antonio Valencian dhe Jesse Lingardin.
Por, vetëm disa minuta para kartonit të kuq, ai ishte parë duke diskutuar me Jose Mourinho.

Legjenda e Chelseat, Lampard beson se biseda i kishte mbetur në kokë Pogbas dhe se ishte arsyeja kryesore pse ai nuk arriti ta kontrollonte ndërhyrjen e tij.
“Ai ishte shumë i zemëruar dhe sipas mendimit tim kur ju pranoni një mesazh nga trajneri gjatë lojës, ju duhet të pranoni si një lojtar”, deklaroi Lampard për BT Sport.
“Ju mund të bisedoni në zhveshtore pastaj, dhe jo sikurse Pogba që ngrit duart lart, në shenj proteste. Duke konsideruar se ai u ndëshkua me karton të kuq disa minuta pas bisedës, aty besoj se Pogba ishte i emocionuar”, shtoi Lampard.
“Nuk i duhej ajo ndërhyrje, ishin duke udhëhequr 3 me 1, ju po mbroni rezultatin dhe duhet ta kuptoni rëndësin e ndeshjes dhe unë mendoj se ndërhyrja ishte bërë pas bisedës me Mourinhon”, përfundoi ish futbollisti anglez.
Pogba përveq ndeshjen me Manchester City, do të mungojë edhe ndaj Bournemouthit dhe West Bromit. /arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...