Shtatë xhiro para përfundimit të kampionatit në elitën e futbollit kosovar, Trepça ’89 vazhdon t’i prijë renditjes me 62 pikë të tubuara, shtatë më shumë se Feronikeli që është e dyta, përcjellë Arbresh.info.
Mbrojtësi i kësaj skuadre, Përparim Islami, beson se ekipi i tij deri në fund të këtij kampionati, do ta ruajë pozitën e parë. “Jemi të përgatitur shumë mirë që ta ruajmë pozitën e parë deri në fund të kampionatit”, ka thënë Përparim Islami për Arbresh.info.
“Është bërë një punë e madhe në ekip dhe mendoj se me plotë meritë jemi në vendin e parë. Në skuadër është duke mbretëruar atmosferë shumë e mirë e cila ka sjell edhe frytet e saj pasi që kemi treguar rezultate dhe në fushat e gjelbra”, vlerësoi Përparim Islami.
Ai në këtë edicion ka mahnitur me paraqitjet e tij duke u bërë mur për sulmuesit kundërshtar në repartin e mbrojtjes. /Arbresh.info
Mbyllet për publikun seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ...
Policia identifikon 70-vjeçarin që u gjet i vdekur në një rr...
Oda Amerikane dhe Kusari Lila diskutojnë për reformat për pë...
Tregjet globale bien pas shtyrjes së afatit të Trumpit për I...
Gjyqi për Liridona Ademajn, Kushtrim Kokalla: Për vrasjen e ...
Kurti në Francë për takim me Macronin