Mbrojtësi i djathtë i njohur kosovar, Përparim Islami, është pranë një rikthimi të mundshëm në futbollin e Kosovës, me ofertat që nuk i kanë munguar.
Pas dy sezonesh të suksesshme në Gjermani me klubin shqiptar Kosova Frankfurt, Islami është gati për një kapitull të ri në karrierën e tij.
Gjatë sezonit të fundit në Gjermani, ai ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, me mbi 2500 minuta të luajtura dhe 7 gola të shënuar, një statistikë mbresëlënëse për një mbrojtës.
Islami ka një karrierë të pasur në futbollin vendor, ku ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës, Feronikelit, Trepçës ’89, Dritës dhe Gjilanit. Ai është ndër të paktët lojtarë që ka fituar të gjitha trofetë në futbollin e Kosovës, përfshirë edhe përfaqësimet në arenën ndërkombëtare me klubet përkatëse.
Në një prononcim të shkurtër për Telegrafin, Islami konfirmoi interesimin nga futbolli vendor: “Kam marrë ftesa nga tri klube në Kosovë. Së shpejti do të vij për bisedime dhe aty do të vendos nëse do të qëndroj në Kosovë apo jo”, deklaro ai.
Tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë skuadra e radhës për mbrojtësin e trofeshëm kosovar. /Telegrafi/
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...