Legjenda e futbollit brazilian Pele është gati të largohet nga njësia e kujdesit intensiv të spitalit në Sao Paulo, ku iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një pjese tumorale në rrugët e aparatit tretës. Një nga vajzat e tij, Kely Nascimento, e dha lajmin nëpërmjet një mesazhi në gjuhën portugeze dhe angleze në llogarinë e saj në Instagram, e shoqëruar me një fotografi të të atit 80-vjeçar, duke buzëqeshur.
“Ai është mirë pas operacionit, nuk vuan dhe është në humor të mirë (i mërzitur që mund të konsumojë vetëm ushqime të lëngshme, por do të durojë!). Ai do të transferohet në ditët e ardhshme në një dhomë dhe brenda një ose dy ditësh do të kthehet në shtëpi”, shkruan vajza e Pelesë, duke falënderuar ata që kanë shprehur mbështetjen dhe shqetësimin e tyre gjatë ditëve të fundit për gjendjen shëndetësore të legjendës së futbollit.

Në buletinin më të fundit të spitalit, i lëshuar të Premten, shkruhej se Edson Arantes do Nascimento, i njohur më mirë si Pele, po shërohej “në mënyrë të kënaqshme dhe se ishte aktiv në komunikim, çka tregon shenja vitale brenda kufijve normalë./SS/
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...