Ka përfunduar kampi stërvitor katërditor i organizuar nga FFK me futbollistët kandidatë potencialë për Kombëtaren A.
Gjatë këtyre ditëve intensive, futbollistët patën mundësinë të punojnë me përzgjedhësin e Kombëtares A, Franco Foda dhe stafin e tij, duke treguar aftësitë e tyre dhe duke njohur nga afër filozofinë e lojës së trajnerit gjerman.
Gjatë këtij kampi, puna u përqendruan në stërvitje taktike dhe teknike, si dhe në analiza të ndryshme, ndërsa bashkëpunimi dhe atmosfera pozitive mes lojtarëve ishin në nivelin më të lartë.
Në përfundim të kampit, lojtarët u shprehën të kënaqur me organizimin e këtij kampi dhe me metodologjinë e punës së trajnerit Foda, teksa vlerësuan se ky kamp do t’i motivojë ata për të vazhduar të punojnë me përkushtim në arritjen e synimeve të tyre për ta përfaqësuar Kosovën në nivelet më të larta.
Grumbullimi i radhës për Kombëtaren A do të zhvillohet në muajin mars, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e ‘play-off’-it kundër Islandës, një përballje kjo që mbart rëndësi të madhe për ngjitjen e Kosovës në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Rreth përshtypjeve të tij për këtë kamp, për ecurinë e Kombëtares si dhe pritjet e tij pë ndeshjen kundër Islandës, përzgjedhësi Franco Foda ka folur në një intervistë, e cila do të publikohet të enjten në rrjetet sociale të FFK-së.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...