Google ADS

Përkundër mungesave Real Madrid shënon fitore ndaj Napolit

23:07 | 29 Nëntor 2023
D.H

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Napolit me rezultat 4-2 në kuadër të Champions League.

Edhe pse Napoli ka shënuar golin e epërsisë me anë të Simeones në minutën e nëntë, Reali reagoi shpejt, shkruan Arbresh.info.

Vetëm dy minuta më pas Rodrygo me një supergol barazoi rezultatin.

Ndërkohë ishte i jashtëzakonshmi Bellingham kur në minutën e 22-të i dhuroi epërsinë e parë madrilenëve.

Dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Anguissa barazoi në 2-2, rezultatin.

Ishte talenti Nico Paz i cili me një goditje të fortë nga distanca riktheu epërsinë në 3-2 për madrilenët, në minutën e 84-të.

Teksa në minutën e katërt shtesë të ndeshjes Joselu vulosi rezultatin 4-2 dhe fitoren e Los Blancos.

Pas pesë ndeshjeve Reali ka pesë fitore dhe kryeson në renditjen e tabelës së Grupit C, teksa Napoli është i dyti me shtatë pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale