Tottenham Hotspur e ka shkarkuar Mauricio Pochettinon nga posti i trajnerit pas rezultateve jo të mira që e pozicionojnë klubin në vend të 14-të në Ligën e Premier.
“Kemi hezituar shumë për ta bërë këtë ndryshim dhe nuk është një vendim që bordi e ka marrë me lehtësi e as me nxitim”.
“Fatkeqësisht rezultatet në kampionatin vendas në fund të sezonit të kaluar dhe në fillim të këtij sezoni, kanë qenë jashtëzakonisht zhgënjyese”, ka thënë kreu i klubit, Daniel Levy.

Spursat kanë arkëtuar vetëm 14 pikë nga 12-të ndeshje të zhvilluara këtë sezon, prandaj ka ardhur ky shkarkim.
Në ndërkohë, shumë klube kanë shprehur interesim për trajnerin, i cili në edicionin e kaluar e dërgoi Tottenhamin në finale të Ligës së Kampionëve, ku pësoi nga Liverpooli. /Telegrafi/
Presidenti italian uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...
Tërhiqet shorti për raundin e 1/8 së finales në FA Cup
Kryeministri Kurti i uron komunitetit Ashkali Ditën Kombëtar...
Kjo është domethënia e dizajnit të NEWBORN-it për këtë vit