Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer nuk do të jetë gjatë këtij edicioni në dispozicion për skuadrën e Bayern Munichut pasi ka thyer të eshtrat e këmbës.
Neuer u lëndua derisa Cristiano Ronaldo po finalizonte hat-trickun e tij në fitoren 4 me 2 të Real Madridit ndaj Bayernit, ndeshje e cila edhe eliminoi skuadrën e Carlo Ancelottit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
“Sigurisht që jam i shqetësuar që nuk do të jem në dispozicion për skuadrën këtë sezon”, tha Neuer për faqen zyrtare të klubit
“Tani jam i fokusuar për të rikthyer shëndetin tim që të rikthehem sa më shpejtë që është e mundur. Kjo është gjëja më e rëndësishme tani për mua”
Portieri humbi gjithashtu tri ndeshjet e fundit në fillim të këtij muaji për shkak të një lëndimi në këmbë./arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...