Tashmë edhe zyrtarisht edicioni 2024/25 i Premier Leagues është mbyllur pas përfundimti të të gjitha ndeshjeve të xhiros së 38-të.
Kampioni i Anglisë dihej tash e disa javë, ku Liverpooli siguroi titullin disa javë më herët pas një dominimi në elitën e futbollit, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa lufta ishte e ashpër për vendet që dërgonin në Ligën e Kampionëve.
Në xhiron e fundit, Man City, Chelsea dhe Neëcastle siguruan edhe tri vendet e mbetura për Ligën e Kampionëve. Kujtojmë se në evenimentin më të madh të futbollit në nivel klubesh në Evropë nga Anglia luan edhe Arsenali që siguroi pozitën e dytë javën e kaluar.
Ani pse përfunduan sezonin në pozitën e 17-të në ligë, Tottenhami gjithashtu do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër pasi fitoi Ligën e Evropës, ku mposhti Man United në finale.
Gjithashtu pas triumfit në FA Cup, Crystal Palace siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Evropës për edicionin 2025/26.
Aston Villa e cila këtë edicion bëri një super kampanjë në Ligën e Kampionëve, edicionin tjetër do të luaj në Ligën e Evropës, pasi mbeti e gjashta në renditjen tabelare.
Kurse Nottinhgam Foresti i cili në shumicën e kohës ishte në vendin e tretë, e mbylli sezonin i shtati dhe do të luaj në Ligën e Konferencës.
Nga liga bien Leicesteri, Ipswich Town dhe Southamptoni. Kurse edicionin e ri nga Championshipi në Premier League u inkuadruan Burnley, Leeds dhe Sunderlandi./Arbresh.info
REZULTATET E XHIROS SË FUNDIT:

TABELA PËRFUNDIMTARE E SEZONIT 2024/25

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...