Përfundojnë ndeshjet e natës së sotme në Champions League, këto janë rezultatet

22:57 | 20 Shtator 2023
KRG

Sonte ishte nata e dytë rresht me ndeshje të shumta në fazat e grupeve në Champions League, me gjithsej 8 ndeshje.

Dy ndeshjet Galatasaray- FC Copenhagen(2-2) dhe Real  Madrid – Union Berlin (1-0) janë zhvilluar në orar të njëjtë më fillim nga ora 18:45, shkruan arbresh.info.

Ndërsa gjashtë ndeshje të tjera janë zhvilluar në ora 21:00.

Arsenali arriti fitore të thellë ndaj PSV me rezultat 4-0 (Bukayo Saka 8′, Leandro Trossard 20′, Gabriel Jesus 38′, Martin Odegaard 70′)

Manchester United ishte e pafat ndaj Bayern Munichut, ku shënuan humbje me rezultat 4-3 ( Leroy Sane 28′, Serge Gnabry 32′, Rasmus Hojlund 49′, Harry Kane 53′, Casemiro 88’, Mathys Tel 90+2, Casemiro 90+5).

Ndeshje e flaktë ishte edhe Benfica – Salzburg, ku pati humbje të penalltisë nga Karim Konate në minutën e tretë dhe ndëshkim me karton të kuq për Antonio Silva, ndërsa ndeshja përfundoj me rezultat 0-2 për Salzburgun ( Roko Simic 15′, Oscar Gloukh 51′).

Napoli arriti fitore ndaj Braga rezultat 1-2, ndërsa kapiteni i Kombëtares së Kosovës u zëvendësua në pjesë të parë (13’) pasiqë pësoj një lëndim, ( Giovanni Di Lorenzo 45+1, Sikou Niakate autogol 88’).

Real Sociedadi ndëshkoj Interin pas një gabimi të madh në mbrojte duke shënuar gol në minutën e katër ku autor i golit ishte Brais Mendez, mirëpo skuadra italiane arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 88-të ku autor i golit ishte Lautaro Martinez dhe duke e përfunduar ndeshjen me rezultat 1-1.

Sevilla nuk arriti të i marrë pikët e plota ndaj Lens, mirëpo dy skuadrat ndanë pikët pas një përfundimi me rezultat 1-1, (Lucas Ocampos 9′, Angelo Fulgini 24′).

Pas këtyre ndeshje, kujtojmë që nesër do të fillojë faza e grupeve në Europa League, ku do të zhvillohen plotë 16 ndeshje, gjithashtu do të zhvillohet edhe 15 ndeshje në fazën e grupeve të Conference League.

Vlen të ceket se nesër do të zhvillohet ndeshja e skuadrës kosovare, FC Ballkani të cilët do të jenë mysafir në Republikën e Çekisë,  tek skuadra Viktroia Plzen. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale