Ndeshjet në kuadër të xhiros së 1/16-së në UEFA Evropa Ligë kanë përfunduar.
AC Milan, Arsenali, Borussia Dortmundi, RB Leipzigu, Atletico Madridi, Lokomotiv Moscow, Dynamo Kyiv, Viktoria Plzen, Zenit Saint Ptersbourg, Lazio, Sportingu, Lyoni, Athletic Bilbao, Marseille dhe RD Bull Salzburu janë skuadrat që kanë vazhduar tutje në raundin e ardhshë, shkruan portali arbresh.info.
Eliminimi i Napolit të Elseid Hysajt nga skuadra gjermane RB Leipzig ishte befasia e këtyre ndeshjeve. Edhe pse fituan me rezultat 2 me 0 si mysafirë, lideri italian mbeti jashtë Evropës për shkak të golave të pësuara në takimin si nikoqir.
Arsenali u befasua nga Ostersundi duke pësuar dy gola të njëpasnjëshme brenda 2 minutave, por skuadra e Arsene Wenger nuk gaboi duke shënuar për 2 me 1 (4:2) për t’i shuar shpresat suedezeve.
Ndërkohë, Milani ishte solid duke fituar edhe takimin si nikoqir ndaj Ludogorets për një rezultat të përgjithshëm prej 4 me 0.
Skuadrat e kualifikuara do të mësojnë rivalët e ardhshëm nesër pasi të hidhet shorti në Nyon./arbresh.info/
https://twitter.com/EuropaLeague/status/966796933913370626
Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj...
Ministria e Drejtësisë demanton raportimet për arrestimin e ...
“Ai meriton një statujë”, Laporta për Messin
Putin: Kievi nuk ka treguar gatishmëri për lëshime territori...
Justina Shiroka Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkenc...
Rama për Politico: Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvj...