Pepe së shpejti me kontratë të re

15:31 | 2 Nëntor 2016
Arbresh Info

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe duket se është afër nënshkrimit të kontratës së re me gjigantin spanjoll.

Sipas një raporti nga ‘Radio Marca’, ylli i “Madrilenëve” do të vendos së shpejti lapsin në marrëveshjen e re me fituesin e Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info. Edhe pse ende nuk dihet se deri në cilin vit do i ofrojë kontratë skuadra e Zinedine Zidanes, Pepe thuhet se brenda javëve të ardhshme do të vendos gjithçka.

Pepe do të ndjek lojtarët si Luka Modric, Toni Kroos dhe Gareth Bale që tashmë kanë vendosur për të ardhmen e tyre duke nënshkruar kontrata afatgjate me skuadrën në La Liga./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale