AS Roma ka zbuluar në llogaritë e tyre zyrtare në rrjete sociale se gjyqtari i ndeshjes mbrëmjen e kaluar ndaj Borussia Monchengladbach ka pranuar gabimin.
Skuadra italiani mori vetëm një pikë pasi gjyqtari skocez William Collum akordoi penalti në favor të mysafirëve gjatë minutave të fundit të kohës së rregullt duke bërë kështu që klubi nga Bundesliga të marrë një pikë në Romë, transmeton portali arbresh.info.

“Menaxhmenti i AS Romas pas ndeshjes ka folur me gjyqtarin e ndeshjes, i cili pranoi se ata kanë bërë një gabim në lidhje me akordimin e penaltisë”, thuhet në njoftimin e AS Romas.
“Ne i respektojmë ata dhe i falënderojmë për sinqeritetin e tyre. Tani ne kemi ndeshjen tjetër”

Lars Stindl ishte treguar i saktë me goditjen nga pika e bardhë në minutën e 95′ duke barazuar gjithçka për 1 me 1./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...