DeAndre Davis është lojtari më i ri i KB Peja.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Peja, në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Davis është i gjatë – 2,01CM dhe është 29 vjeçar.
Ai ka bërë karrierë në Sllovaki,Suedi,Poloni e Belgjikë. Peja e Kosova do të jetë shteti i pestë për Davis.
Në edicionin 2022/23, Davis luajti me Mechelen Basket në elitën e Belgjikës me mesatare prej 10.1 pikëve e 4.9 kërcimeve për ndeshje(44%saktësi për 3 pikë).
Davis është aktivizuar edhe me Trefl Sopot në Poloni,Iskra Svit në Sllovaki, si dhe me Boras Basket në Suedi për dy vite me mesatare prej 12.4 pikëve e 7.2 kërcimeve për ndeshje,e saktësi 49.2% për 3 pikë,duke qenë shuteri më i mirë në elitën e Suedisë për 3pikë.
Po,në këtë vit Davis ishte përzgjedhur qendra më e mirë në elitën e Suedisë si dhe në pesëshen e parë më të mirë.
Peja është skuadra më aktive në muajin dhjetor duke afruar 4 përforcime në skuadër.
Davis ka eksperiencë të shkurtër edhe në FIBA Europe Cup./Arbresh.info/
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë