Peja ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Prizrenit 16 me rezultat 82:108 (16:29, 22:24, 27:25, 17:30), në xhiron e 26-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Pejanët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi prej 13 pikësh, 12:25, ndërsa çerekun e parë e fituan 16:29. Periudha e dytë dhe e tretë ishin të barabarta, ku pejanët e fituan me dy pikë dallim të dytin, kurse prizrenasit me dy pikë të tretin. Në dhjetë minutat e fundit, verdhezinjtë e rritën epërsinë edhe më shumë, duke fituar 82:108.
Te Prizreni 16 u dallua Darell Davis me 27 pikë, 12 kërcime dhe shtatë asistime, kurse te Peja u dalluan Daniel Lekndreaj me 24 pikë, 13 kërcime e shtatë asistime dhe Dardan Berisha me 27 pikë e nëntë asistime.
Prizreni 16 ka 15 fitore e 11 humbje, kurse Peja ka 17 fitore e nëntë humbje.
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...