Peja ka arritur të triumfoj ndaj skuadrës malazeze Lovcen me rezultat 92-83, në kuadër të ndeshjes për vendin e tretë në Ballkan Ligë.
Për skuadrën kampione të Kosovës lojtari më i dalluari në ndeshje ishte Justin Edler-Davis, që shënoi 34 pikë, shkruan Arbresh.info.
Kujtojmë që në gjysmëfinale Peja u mposht nga AEL-i, teksa Lovceni pësoi humbje nga Sigal Prishtina.
Pas këtij triumfi Peja do të rikthehet në Kosovë për të u përgatitur për serinë gjysmëfinale të Play-offit ndaj Yllit që fillon vikendin e ardhshëm.
Ndërsa sfida finale e Ballkan Ligës ndërmjet Prishtinës dhe Ael Limassolit fillon nga ora 19:30./Arbresh.info/
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...