Peja ka arritur të triumfoj ndaj Borës me rezultat 76-64 në kuadër të xhiros së dhjetë në elitën e basketbollit kosovar.
Pejanët e nisën sfidën mirë duke e fituar pjesën e parë me rezultat 41-36, shkruan Arbresh.info.
Dominimin e vazhduan edhe në pjesën e dytë ku arritën në fund të triumfojnë me 12 pikë.
Më i dalluari në triumfin e Pejës ishte Jasquez Yow me 19 pikë e 10 pikë. Lojë të mirë bën edhe Lukashov që shënoi 13 sosh dhe Dardan Berisha shtoi edhe 12 tjera.
Ndërsa për Borën u dallua Lonmx me 15 pikë.
Pas 10 xhirosh, Peja ka pesë fitore e po aq humbje kurse Bora është mposhtur tetë herë dhe ka fituar vetëm një herë, teksa ka një ndeshje më pak të luajtur./Arbresh.info/
Kryeqyteti ndez dritat e fundvitit
SHBA ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...