Anësori i Chelseas, Pedro është i penduar me largimin nga Barcelona.
Ish ylli i “Blaugranëve” u rikthye në Camp Nou në fitoren e Barcelonës 3 me 0 kundër Chelseas në fillim të këtij muaji, transmeton portali arbresh.info. Spanjolli nuk ishte pjesë e formacionit startues, por Antonio Conte e futi atë në fushë në minutën e 82′ dhe turmat në Camp Nou e mirëpritën ish heroin e tyre duke brohoritur “Pedro, Pedro, Pedro”.
Anësori i talentuar ishte sigurisht i lumtur me mirëpritjen që iu bë nga ish tifozët e tij dhe gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’ raporton tani që Pedro ishte lojtari i fundit i Chelseas që u largua nga fusha pas disfatës.

Gjatë ecjes së tij në fushë, Pedro raportohet t’i ketë thënë ish bashkëlojtarëve të tij që ai është i penduar me largimin nga Barcelona. “Çfarë do të bëja që të rikthehem në dhomën e zhveshjes në Barcelonë”, citohet t’i ketë thënë Pedro ish bashkëlojtarëve të tij.
Sidoqoftë, dashuria e tij për klubin dhe qytetin e Barcelonës nuk ka pasur ndikim në performancat e tij në Chelsea për shkak se anësori ka shënuar golin e fitores për “Blutë” në çerekfinale të FA Cup kundër Leicester Cityt./arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...