Futbollisti i Barcelonës, Pedri është duke bërë një sezon fenomenal me Barcelonën.
Ai deri më tani ka fituar dy tituj Superkupën e Spanjës dhe Copa del Rey, ku në të dyja finalet me Real Madridin ka qenë protagonist, shkruan Arbresh.info.
Madje në finalen e Copa del Rey e cila u luajt të shtunën, mesfushori spanjoll realizoi një super gol.
Duke qenë se është një nga mesfushorët më të mirë në botë, ai është pyetur për mundësitë që ai ta fitojë Topin e Artë.
Pedri mori shembull rastin e Rodrit i cili është fitues aktual i këtij çmimi.
“Që kur Rodri fitoi Topin e Artë, është bërë e qartë se një lojtar që kontrollon mesfushën dhe dikton tempin e lojës mund ta fitojë këtë çmim”, ka thënë ai.
Më tej ai tregoi se fokusi i tij i vetëm janë trofetë me ekipin tani për tani.
“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime për të fituar Topin e Artë, por për momentin fokusi im është te trofetë e ekipit”, potencoi ylli spanjoll.
Ndryshe, Barcelona është në garë edhe për dy trofe tjerë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve. Në kampionatin spanjoll, “Blaugrana” është e para me katër pikë më shumë se Reali, kurse të mërkurën me Interin nis serinë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
22-vjeçari këtë sezon me Barcelonën ka luajtur 52 ndeshje teksa ka shënuar gjashtë gola dhe shtatë asistime në të gjitha kompeticionet./Arbresh.info
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...