Brazili ka zyrtarizuar trajnerin Italian, Carlo Ancelotti disa orë më parë në krye të shtabit teknik të kombëtares.
Teksa menjëherë pas këtij lajmi kanë filluar raportimet se “Don Carlo”, ka filluar të diskutoj planet për ekipin kombëtar të Brazilit, shkruan Arbresh.info.
Trajner aktual i Real Madridit ka bërë plan fillestar që të diskutojë me Casemiron për ta rikthyer në kombëtare.
??? Carlo Ancelotti has already made initial plans to discuss Casemiro’s return as part of Brazil squad.
The relationship has always been excellent and Carlo wants more leaders to be part of the squad, including Man United’s midfielder. pic.twitter.com/dDpvHr8kyu
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 12, 2025
Casemiro nuk ka luajtur me Brazilin që nga viti i kaluar dhe mardhënia që ka italiani me ish-mesfushorin e Realit është e shkëlqyer dhe gjithçka pritet të ndodh.
Mesfushori aktualisht është pjesë e Manchester United mirëpo sa ai ka qenë në Madrid është stërvitur nga Ancelotti.
Aktualisht, Brazili renditet në vendin e katërt në grupin kualifikues të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026, me pesë humbje në 14 ndeshje.
Dy ndeshjet e radhës kombëtarja e Brazilit i luan ndaj Ekuadorit dhe Paraguait në qershor./Arbresh.info
Osmani përgëzon Ramën për progresin e Shqipërisë në rrugën d...
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...