Drilon Hazrollaj është zgjedhur “Ylli i Javës” në Superligë, pas paraqitjes kundër Fushë Kosovës.
Malisheva mposhti skuadrën e sapo promovuar me rezultat 6:1, shkruan Arbresh.info.
Tre nga këto gola erdhën nga Hazrollaj.
Pasi mori këtë çmim, ai u shpreh i lumtur që skuadra e tij e nisi mbarë edicionin e ri në elitën e futbollit në Kosovë.
“Çmimi ‘Ylli i javës’ është i pari për mua dhe sinqerisht jam shumë i lumtur. Kur shpërblehesh si më i miri i xhiros shtohet edhe motivi i punës. Falënderoj bashke lojtarët dhe shtabin teknik të cilët më ndihmuan që unë të kem një performancë të tillë dhe të fitoj këtë çmim. E kemi filluar kampionatin mbarë dhe uroj që të vazhdojmë këtë ecuri pozitive edhe në xhirot e ardhshme”, ka thënë Hazrollaj për faqen zyrtare të FFK-së./Arbresh.info/
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё