Pas vdekjes së Mbretëreshës, Premier Liga pushon këtë javë

08:39 | 9 Shtator 2022
Emir Abduramani

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, ndeshjet e kësaj jave në Premier Ligë, pritet që të mos luhen fare dhe do të shtyhen për një datë tjetër.

Britania e Madhe, sipas protokollit, do të hyjë për 10 ditë në një periudhë zie, periudhë e cila përfshin anulimin dhe shtyrjen për një datë tjetër të të gjitha ngjarjeve sportive në vend.

Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, ndeshjet e kampionatit më të fortë në botë këtë javë nuk do të luhen fare në nderim të jetës dhe veprës së Mbretëreshës Elizabeth II.

Shpërndaje në rrjete sociale