Juventusi raportohet se është duke planifikuar fatin e tyre duke shtruar një ofertë prej 40 milionë euro për të siguruar nënshkrimin me mesfushorin e Barcelonës, Paulinhon.
Bazuar në një raport nga ‘Don Balon’, reprezentuesi brazilian mund të jetë shënjestër e kampionit në Serie A që në formë befasuese është e përfshirë gjithashtu në transferimin e mundshëm të superyllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldos, transmeton portali arbresh.info.
Derisa storiet rreth Ronaldos nuk kanë të ndalur pasi kjo mund të jetë marrëveshja më e madhe e kësaj vere, Paulinho mund të përfaqësojë gjithashtu një blerje madhështore nga Juventusi.
29-vjeçari ka shijuar një kthesë të pazakonshme në karrierën e tij.
Braziliani shkëlqeu në Guangzhou Evergrande dhe kjo i siguroi atij verën e kaluar transferimin te Barcelona./arbresh.info/
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...
Plagosën 25-vjeçarin në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
Trump përfundon vizitën shtetërore në Kinë