Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është vazhdimisht duke u lodhur me sjelljet e çuditshme të Gerard Piques.
Valverde mori detyrën këtë verë dhe shqetësimet rreth formës së Piques kanë shtyrë trajnerin drejt kërkimit të një qendërmbrojtësi si një zëvendësues i reprezentuesit spanjoll, transmeton portali arbresh.info. Por, Valverde tani publikisht ka shprehur shqetësimet e tij.
‘Don Balon’ raporton që trajneri është në dijeni rreth shprehive të fundit të Piques për të qëndruar vonë natën. Madje, thuhet se mbrojtësi është duke qëndruar deri në ora 5 të mëngjesit në klube të natës para se të marr pjesë në stërvitje në ora 9 te La Masia.
Valverde tashmë ka kërkuar më shumë përkushtim nga Pique, një lëvizje që është përkrahur edhe në dhomën e zhveshjes. Sidoqoftë vendimi tashmë është marrë, zëvendësuesi i Piques do të transferohet në klub vitin e ardhshëm dhe veterani do të largohet nga gjiganti katalunas.
Këto zhvillime vijnë pas raporteve që Lionel Messi ka folur me Piquen pas barazimi ndaj Celta Vigos në vikend./arbresh.info/
Përfundon qetësisht protesta paqësore anti-Speciale në Shkup
Ilir Shaqiri interpreton “Jam Shqiptar” me djalin dhe nipin ...
Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu ...
Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...