Harry Kane mund ta ndjek rrugën e Mauricio Pochettinos për t’u larguar nga Tottenhami. Sulmuesi anglez është në kërkim të një sfide të re dhe dëshiron të transferohet në një klub ku mund të fitojë trofe të çmueshëm
Pasi u nda me trajnerin Mauricio Pochettino, Tottenhami mund të mbetet edhe pa një futbollist të rëndësishëm.
Kohëve të fundit flitej se lojtarët kryesorë mund të largohen nga nënkampioni evropian pasi kanë nevojë për sfida të reja.
Njëri prej tyre mund të jetë edhe sulmuesi kryesor, Harry Kane.
Këtë e ka bërë të ditur ish-futbollisti i Tottenhamit, Michael Daëson.
Sipas tij, Kane ka nevojë për një eksperiencë të re dhe preferon të transferohet në një klub ku do të mund të fitonte trofe të çmueshëm në karrierë.
Spurs po kalojnë nëpër një sezon të vështirë dhe kjo bëri që ata ta ndërronin trajnerin, duke e shkarkuar Pochettinon për ta emëruar Jose Mourinhon.
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj