Pas Lindon Emërllahut, ekipi ukrainas nis punën edhe për yllin tjetër të Kosovës

07:38 | 22 Dhjetor 2025
E.G

Ekipi ukrainas Polissya Zhytomyr është duke punuar për të nënshkruar edhe me mbrojtësin Ilir Krasniqi nga Kolos.

Krasniqi është bërë një ndër lojtarët më të vlerësuar në futbollin ukrainas, si dhe e ka dëshmuar vetën që kur iu bashkua klubit nga Llapi në vitin 2024.

Polissya që gjithashtu thuhet se e ka kompletuar edhe afrimin e Lindon Emërllahut, po lufton për garën për titull andaj e sheh Krasniqin si opsion mjaftë tërheqës.

Gazetari Mykhailo Spivakovskyi raporton se Polissya tashmë është në negociata me Kolos për të nënshkruar me lojtarin e Kosovës. Marrëveshja pritet të jetë në vlerë mbi 2 milionë euro.

Krasniqi gjithashtu thuhet se do ta pranonte kalimin te “rivali”, meqenëse janë gjasat më të mëdha që ta sigurojnë një vend në Evropë. Aktualisht zënë pozitën e tretë me 30 pikë, pesë më pak se lideri – njëkohësisht skuadra e Muharrem Jasharit, LNZ Cherkasy.

Mbetet të shihet në javët e ardhshme nëse do të mbyllet një marrëveshje edhe për Krasniqin./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale