Italia është rikthyer tek fitorja pas asaj humbje që pësoi në mesjavë nga Norvegjia. Kombëtarja e drejtuar nga Luciano Spalletti, sot triumfoi me rezultat 2-0 ndaj Moldavisë.
Edhe pse Moldavia shënoi me Nicolasecnu, goli u anulua për pozicion jashtë loje, shkruan Arbresh.info.
Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, Italia gjeti golin e epërsisë me Raspadorin.
Cambiaso shënoi golin e dytë për Italinë, në minutën e 50-të të ndeshjes.
Pas dy ndeshjeve të luajtura, Italia ka tre pikë në grupin I, teksa liderë është Norvegjia me 12 pikë me katër ndeshje të luajtura. Izraeli është i dyti me gjashtë sosh. Ndërsa Estonia e katërta me tri sosh.
E fundit dhe pa pikë është Moldavia. Ndeshjen e radhës Italia e luan me 5 shtator ndaj Estonisë.
Kurse Moldavia në po të njëjtën ditë përballet me Izraelin./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...