Google ADS

Partia Nacionaliste Baske akuzon Perezin

15:25 | 9 Mars 2015
Arbresh Info

Lideri i Partisë Nacionaliste Baske thotë se presidenti i Real Madridit nuk dëshiron të shoh flamujt Bask dhe ata Katalunas në Santiago Bernabeu.

Presidenti i Partisë Nacionaliste Baske (PNV), Andoni Ortuzar thotë se është skandaloze se si Florentino Perez mund të vendos për vendin ku do të luhet finalja e Kupës së Mbretit.

Finalja do të luhet në muajin maj, ndërmjet Barcelonës dhe Athletic Bilbaos, të dyja skuadra këto që dëshirojnë ta luajnë finalen në Bernabeu. Mirëpo, një gjë të tillë e ka kundërshtuar Real Madridi.

“Duket se ai është mbreti dhe pronari i Spanjës,” deklaroi Ortuzar gjatë një interviste për radion Euskadi.

Ortuzar ndër të tjera theksoi se çdo qytet do të dëshironte të organizonte një finale të tillë, dhe se arsyeja pse Perez nuk e dëshiron këtë, është sepse ai nuk dëshiron të shoh flamurin Bask dhe atë Katalunas duke valuar në Santiago Bernabeu.

“Ne në asnjë mënyrë nuk do të shkojmë aty ku nuk jemi të dëshiruar,” deklaroi lideri i PNV-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale