Joseph Parker ka fituar ndaj Shawndell Winters me nokaut në rundin e pestë, në përpjekje për ta siguruar një luftë me njërin prej emrave të mëdhenj në kategorinë e rëndë të boksit.
Boksieri nga Zelanda e Re mungoi plot tetë muaj pasi pickimi i merimangës e detyroi atë të tërhiqet nga meçi i tetorit me Derek Chisora.
Por ai është rikthyer me një fitore shpërthyese ndaj Winters të shtunën në Texas.
Brutal knockout by Joseph Parker vs winters new pic.twitter.com/5vvmcT4H5u
— Fightgame (@futurefights360) March 1, 2020
Parker nuk humbi kohë dhe i shfaqi duart e shpejta, duke ia dhënë një goditje të fuqishme Wintersit qysh në rundin e parë, raporton Gazeta Express.
Në fund të rundit të dytë, Parker ia dha një të djathtë të fortë atij, para se ta rrëzonte me një goditje tjetër tejet të fuqishme në rundin e tretë.
Amerikani nuk mundi t’iu bëjë ballë goditjeve të shpeshta e fuqishme të Parkerit dhe gjyqtari u detyrua ta ndërpresë meçin në rundin e pestë.
Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...
Policia e Kosovës: Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjë...
Zbulohet data kur nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...