Tri ndeshjet e fundit të rrethit të 1/16 së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve janë duke u luajtur tani.
Në të tre ndeshjet pjesët e para kanë përfunduar ku në sfidën kryesore mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, spanjollët janë duke triumfuar 2-0, shkruan Arbresh.info.
Dy golat për madrilenët i shënoi Mbappe. Rezultati i përgjithshëm nga kjo sfidë është 5-2, në të mirë të Los Blancos.
Me po të njëjtin rezultat po fiton edhe Parisi ndaj Brestit ku tashmë atje rezultati i përgjithshëm është 5-0 në të mirë të skuadrës së Luis Enriuqe.
Sfida e vetme pa gola është ajo mes PSV dhe Juventusit. Në këtë takim sfidën e parë në Itali e fitoi “Zonja e Vjetër”, 2-1./Arbresh.info
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...
Kthehemi në Hënë, pastaj Marsi: NASA po lanson misionin Arte...
Tahiri thotë se Kurti kishte mundësinë ta zgjidhë presidenti...
Gërvalla takon Palatovën, në fokus reformat në drejtësi
Kurti me mesazh mbështetjeje për FFK-në dhe Kombëtaren e Kos...