Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici thekson se Cristiano Ronaldo “është lojtari më i mirë në botë, ndoshta edhe më i miri në histori”
“Zonja e Vjetër” është tronditur mbrëmjen e sotme (e martë) në pjesën e parë në Torino kundër Lokomotiv Moscow për shkak se mysafirët janë në avantazh për 0 me 1 falë golit nga Aleksey Miranchuk, transmeton portali arbresh.info.
“Cristiano është lojtari më i mirë në botë, ndoshta më i miri në histori duke konsideruar të gjitha rekordet që ka arritur si në nivelin personal ashtu edhe në nivel me skuadër”, ka thënë Paratici për Sky Sports Italia.
“Ai ende ka dëshirën e jashtëzakonshme për stërvitje dhe për të luajtur që shkon mbi të gjitha pritshmëritë”
Drejtori sportiv është pyetur gjithashtu edhe për situatën e Mario Mandzukic, transferimi në Katar i të cilit ka mbetur pezull.
“Ne jemi duke folur me Mandzukicin për të gjetur zgjedhjen më të mirë të mundshme. Ne jemi të hapur ndaj ndonjë zgjedhje, si për qëndrim këtu ashtu edhe për largim. Ne jemi duke e diskutuar këtë për të gjetur zgjedhjen më të mirë për të dy palët”, shtoi Paratici./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit