Drejtori sportiv i Juventus-it, Fabio Paratici ka zbuluar se mesfushorin Miralem Pjanic, do largohej nga Torino vetëm për Barcelonën.
“Bianconerët” shkëmbyen boshnjakun me Arthur Melo, derisa ofruan edhe 10 milionë euro shtesë, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Paratici ka thënë se nuk do e lejonin Pjanic të transferohet te ndonjë skuadër tjetër, pos Barcelonës.

“Në këtë marrëveshje, kishim elementet e duhura. Pjanic është lojtar i rëndësishëm për ne, kemi biseduar me të dhe ai tha se është i lumtur këtu dhe do na lente vetëm për Barcelonën”.
“Gjetëm këtë lojtar Arthur, të cilin jemi duke e vëzhguar që një kohë dhe është më i ri se Pjanic”, theksoi tutje ai.
Pjanic mbetet te Juventus-i deri në përfundimin e të gjitha garave për sezonin 2019/20./arbresh.info.
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...