Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, ka thënë se klubi që ai drejton nuk e ka në nxitim për transferime, kur u pyet për sulmuesit e Genoas, Gianluca Scamacca dhe Eldor Shomurodov.
Juventusi ka qenë i lidhur me disa lojtarë në ditët e fundit, pasi klubi po kërkon një sulmues.
Zonja e Vjetër ka marrëveshje me Genoan për mesfushorin e ri Nicolò Rovella.
Së fundmi është folu edhe për dyshen tjetër të Genoas, Gianluca Scamacca dhe Eldor Shomurodov.
“Sa i përket Scamacca dhe Shomurodov, siç thashë, skuadra jonë është konkurruese”.
“Nëse shohim mundësi pozitive për ne në treg, atëherë do t’i shfrytëzojmë, përndryshe nuk ka nxitim”, deklaroi Paratici. /Telegrafi/
Këto zakone të mëngjesit ndikojnë në ngadalësimin e metaboli...
Kamioni me targa serbe godet veturën, një i vdekur dhe katër...
Jo këtë verë, por Konate i ka dhënë fjalën Realit se do të t...
“Koha për Uranin sot”, Krasniqi: E njoh që nga viti 1994 në ...
LDK zyrtarizon Përparim Ramën si kandidat për kryetar të Pri...
Si të shmangni sëmundjet gjatë pushimeve, këshilla të dobish...