“Koha për Uranin sot”, ka shkruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Facebok pas tubimit në Prishtinë.
Krasniqi që ka qenë në një klasë me Ismailin e përshkruan atë si energjik e të sinqertë.
Thotë që ka ardhur koha për një kryetar që nuk flet vetëm për problemet, por edhe për zgjidhjet e tyre.
“Koha për Uranin është sot! Prej vitit 1994, kur e njofta për herë të parë në bankat e shkollës, Urani ka qenë i njëjtë: energjik, i sinqertë dhe gjithmonë gati me i dalë në krah qytetit të vet. Ka ardhë koha që Prishtina të ketë një kryetar që nuk flet vetëm për problemet, por i ka edhe zgjidhjet. Një lider që e njeh qytetin, i njeh hallet, dhe ka përgatitjen, ekipin dhe guximin me i zgjidh ato me përkushtim”.
“Jepja një shans Uranit. Dhe unë ju siguroj se ky do të jetë vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë për të ardhmen e Prishtinës. Koha për Prishtinën ka ardhë. Koha për Uranin është sot”, ka shkruar Krasniqi.
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...