Tifozët e klubit grek, AEK, mbrëmë kishin vendosur të i kundërpërgjigjen tifozëve të Olympacosit, të cilët ditë më parë kishin nxjerrur një panderolë me mbishkrim nacionalist ndaj shqiptareve.
AEK gjatë ndeshjes së djeshme kundër Ajaxit në kuadër të Europe Leagu shfaqën pankartën me shkrimi “Kosovo is Albania”, shkruan Arbresh.info.
Ky është mesazhi i parë nga ndonjë tifozëri jo shqiptare që mbanë mbishkrim të tillë.
Gjesti i tifozëve grekë është konsideruar si tradhti dhe thikë në zemër nga serbët dhe mediat e këtij vendi.
“Kurir.rs” kishte raportuar se tifozët e AEK-ut i kanë befasuar me banderolën e tyre, që ka tronditur gjithë Serbinë.
“Tradhti! Tifozët grekë, thikë në zemër serbëve: Vëllezër, këtë nuk e prisnim nga ju! Parulla që tronditi Serbinë” – ishte titullit i medium Kurir. /Arbresh.info/
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...