Goran Pandev ka qenë direkt në deklaratën e tij pas barazimit me Shqipërinë.
Ylli i Maqedonisë, Goran Pandev deklaroi pas ndeshjes se Shqipëria kishte marrë më shumë se sa meritonte në ndeshjen e sotme.
“Jam i zhgënjyer –deklaroi ai për “Panorama Sport” – E dinim që me Shqipërinë do të ishte një ndeshje e vështirë sepse ka lojtarë që luajnë në nivele të larta, por sot nuk treguan pothuajse asgjë. Më vjen keq, sepse në Shqipëri na mundën në minutat e fundit, ndërsa këtu patën sërish fat. Gjithsesi jam i kënaqur për lojën që zhvilluam dhe personalitetin që shfaqëm”, deklaroi ai.
Goran mbrëmë ishte i eklipsuar nga mbrojtësit shqiptar ku e vetmja gjë me të cilën ai përpiqej të dukej ishin goditjet standarte nga distanca.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...