Boksieri Manny Pacquiao vazhdon të mos heqë dorë nga një revansh me Floyd Mayweather (filipinasi ka humbur sfidën e parë, në maj të vitit 2015).
41-vjeçari filipinas u shpreh se ai e dëshiron me çdo kusht këtë përballje të dytë me boksierin e pamposhtur amerikan. Një ofertë ka ardhur që ata të duelojnë vitin e ardhshëm, por ende nuk ka asgjë zyrtare.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, boksieri filipinas shkruan: “Floyd Mayweather, nëse dëshiron të zhvillosh një revansh, një sfidë të vërtetë boksi, atëherë duelo me mua. Nëse dëshiron një duel “show”, atëherë duelo me mikun tim, Jack Ma, i cili do të kujdeset për ty. Unë jam gati në çdo kohë dhe në çdo vend të përballem me ty. Ekipi im është gati”./Express
Message to Mayweather! pic.twitter.com/nS3K9a0SCY
— Manny Pacquiao (@MannyPacquiao) October 27, 2019
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata