Mesut Ozil ka pranuar vazhdimin e kontratës me klubin anglez.
Mesfushori gjerman do të qëndrojë te Arsenali edhe për pesë vite të reja, me kontratën e të cilën pritet ta nënshkruaj në ditët në vazhdim.
Sipas gazetës gjermane Bild, Ozil pëlqen jetën në Londër dhe dëshira e tij është të qëndrojë në Arsenal sa më gjatë të jetë e mundur.
Gjithnjë sipas kësaj gazete, ‘Topçinjtë’ i kanë ofruar atij edhe fanellën me numrin 10, të cilën deri më tani e mbante Jack Wilshere, por ky i fundit është huazuar te skuadra Bournemouth.
Ozil është pjesë e Arsenalit që nga viti 2013, prej se është transferuar nga Real Madridi./Arbresh.info
Haxhiu: 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së është fyerje pë...
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...