Legjenda e Anglisë, Michael Owen e ka krahasuar talentin e ri të Arsenalit, Bukayo Saka, me superyllin e Juventusit – Cristiano Ronaldon.
17-vjeçari bëri paraqitjen e tij të parë te skuadra kryesore e “Topçinjve” mbrëmjen e së enjtes në fitoren minimale 1 me 0 kundër Qarabagut në UEFA Evropa Ligë, transmeton portali arbresh.info.
“Ai dukej vërtetë nervoz në fillim të ndeshjes, unë dhe Martin Keown ishim duke folur rreth kësaj”, ka thënë Owen.
“Por, ai padyshim se mori besim gjatë ndeshjes. Vetëm të shikosh atë duke pasur kurajo të vrapoj te lojtarët ishin diçka rifreskuese për tu parë. Disa nga këto aftësi e kam parë Ronaldon duke i bërë një ditë te Juventusi”
“Ai është thjeshtë një lojtar me klas ndryshe dhe në fund të ndeshjes, besimi i tij ishte shfaqur”
Goli nga Lacazzette mbrëmjen e kaluar ishte vendimtar për skuadrën nën udhëheqjen e Unai Emery./arbresh.info/
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Dortmund bën një hap të madh drejt kalimit në fazën e 1/8 së...