Xhiroja e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll fillon nesër, teksa tani më janë publikuar orari zyrtar i takimeve.
Kjo xhiro hapet me sfidën Prishtina – Dukagjini, shkruan Arbresh.info.
Ky takim do të luhet në Kampion Nacional në Hajvali.
Dita e shtunë do të ketë në program dy ndeshje, Ferizaj është nikoqir i Llapit, kurse Suhareka do të pres në shtëpi Feronikelin 74.
Derbi i kësaj jave mes Ballkanit dhe Dritës do të luhet të dielën në Suharekë, ndërsa një sfidë tjetër që luhet në po atë ditë është edhe Malisheva – Gjilani.
Të gjitha ndeshjet startojnë me fillim nga ora 15:00./Arbresh.info

“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...