Bernard Challandes i është nënshtruar një operacioni në gju të martën.
Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar në uebfaqen e tyre zyrtare se trajneri i përfaqësues sonë i është nënshtruar më 3 korrik një operacioni në gju, shkruan portali arbresh.info.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi i ka uruar shërim të shpejtë Challandes me anë të një letre të publikuar:
Letra nga Agim Ademi:
Pas operimit që pati dje përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Bernard Challandes, në gju, shfrytëzoj rastin që në emrin tim dhe në emër të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës t’ i uroj atij shërim sa më të shpejtë.
Roli i tij në ecurinë e ekipit tonë Kombëtar është shumë i rëndësishëm, prandaj ne e presim përzgjedhësin Challandes që të kthehet sa më i fortë në shtator kur na presin dy sfidat e radhës.
Zotit Challandes i urojmë shërim të shpejtë, shëndet të plotë e po ashtu vazhdimësi të rezultateve të mira me Kombëtaren tonë.
Agim Ademi,
President i FFK-së
Kosova luan në shtator ndeshjet e ardhme në kuadër të eliminatorëve për Kampionatin Evropian 2020./arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...