Pas një sezoni zhgënjyes 2024/25, në të cilin Manchester City nuk arriti të fitojë asnjë trofe për herë të parë që nga viti 2017, klubi po përgatitet për një verë të thellë ndryshimesh.
Eliminimi i hershëm nga Kupa e Botës për Klube ka shërbyer si katalizator për riorganizimin e skuadrës nga Pep Guardiola, i cili synon të rifreskojë ekipin dhe të shmangë mbingarkesën në dhomën e zhveshjes.
Sipas raportimeve nga Flashscore, City tashmë ka realizuar katër nënshkrime të reja këtë verë dhe po punon për të sjellë emra të tjerë deri në fund të merkatos. Megjithatë, për të bërë vend për afrimet e reja dhe për të ruajtur ekuilibrin në grup, drejtuesit sportivë kanë identifikuar gjashtë lojtarë që mund të largohen gjatë kësaj vere.
John Stones po tërheq vëmendjen e ish-klubit të tij, Everton, ndërsa edhe Brighton raportohet se është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit anglez. Bisedimet mes lojtarit dhe klubit pritet të fillojnë së shpejti për të përcaktuar të ardhmen e tij. Ndërkohë, Ilkay Gundogan, në vitet e fundit të karrierës, po shqyrton oferta nga Arabia Saudite, Turqia dhe Katari, ndërsa City po konsideron edhe një rol drejtues për të në klub pas pensionimit./telegrafi
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri