Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud raportohet se është duke menduar largimin nga klubi këtë verë nëse Arsene Wenger zgjedh për të rinovuar opsionet e tij në sulm.
Koha e Olivier Giroud në fushë ka qenë shumë e limituar këtë edicion duke bërë vetëm 11 paraqitje në Premierë Ligë për shkak të formë së shkëlqyer të reprezentuesit kilian Alexis Sanchez në pozitën qendrore në sulm, transmeton portali arbresh.info.
Alexandre Lacazette është njëri nga emrat që është i lidhur me transferim te “Topçinjtë, por ‘Daily Mirror’ raporton që Giroud do të shqyrtoj të ardhmen e tij nëse nuk i ofrohet një vend në formacionin sartues sezonin e ardhshëm.
30-vjeçari ka shënuar 98 gola brenda 225 paraqitjeve për Arsenalin qysh pasi iu bashkua klubit pesë vite më parë./arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...