Aventura e Besnik Hasit në krye të Olimpiakos, ka përfunduar ditën e sotme, pesë javë pas fillimit të kampionatit grek dhe pak më tepër se dy muaj nga nënshkrimi me këtë klub.
Deçizive ishte humbja në derbi, ndaj AEK, ku Olimpiakos humbi 3-2, në një ndeshje mjaft të tensionuar, ku skuadra e Hasit ishtë në avantazh të dy golave, por u përmbys në 30 minutat e fundit.
Zgjedhja e Hasit në krye të Olimpiakos nuk u prit aspak mirë nga opinioni sportiv grek, për shkak të origjinës së tij, por pavarsisht kësaj Hasi ia doli të kualifikojë ekipin grek në fazën e grupeve të Champions League.
Gjithsesi, tre ndeshje radhazi pa fitore në kampionat, e kanë bindur presidentin e Olimpiakos të shkarkojë teknikun gjakovar nga drejtimi i klubit.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...