Ole Gunnar Solskjaeri ka bërë fillimin më të mirë të ndonjë trajneri në Premierë Ligë pas gjashtë fitoreve dhe një barazimi në shtatë ndeshjet e tij të para në detyrë te Manchester United.
Strategu norvegjez ka befasuar të gjithë me punën e tij në Old Trafford qysh pasi zëvendësoi Jose Mourinhon në dhjetor, megjithëse tetë fitoreve rresht të tij brenda të gjitha kompeticioneve iu erdhi fundi sonte me barazimin 2 me 2 kundër Burnleyt, transmeton portali arbresh.info.
Solskjaeri do të jetë i zhgënjyer që nuk ka fituar sonte kundër një skuadre që Manchester United duhej ta mposhte me lehtësi, ndonëse edhe barazimi për ata është shijuar si një fitore duke marrë parasysh se shënuan dy herë vonë për tu rikthyer nga disavantazhi prej 2 me 0.
Sidoqoftë, edhe me këtë rezultat trajneri i përkohshëm i United ka shkruar historinë në Premierë Ligë duke lënë në hije super fillimin e Pep Guardiolas te Manchester City dhe të Carlo Ancelottit te Chelsea, të cilët kanë fituar nga gjashtë ndeshje por kanë humbur të shtatën.
Takimi i sotëm duhet të shërbej si një thirrje, por padyshim edhe si një rekord që shfaq ende që Solskjaeri është kandidatë i fortë për të marrën detyrën në formë të përhershme te “Djajtë e Kuq” gjatë verës./arbresh.info/
https://twitter.com/utdxtra/status/1090372380227178496
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit