Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen ka folur së fundmi për të ardhmen e tij dhe ofertat nga Arabia Saudite.
Në një intervistë, sulmuesi nigerian foli lidhur me të ardhmën e tij, shkruan Arbresh.info.
Në drejtimin e tij erdhën shumë oferta të majme nga Arbaia, por ai tha se është e vështirë të refuzosh oferta të tilla por ka vendosur të qëndrojë tek Napoli.
“Ajo që është thënë është e vërtetë. Duhet të jem i sinqertë, unë nuk mendova kurrë të largohesha verën e kaluar sepse Napoli donte të më mbante, por kur erdhi oferta nga Arabia Saudite, një ofertë e madhe, ishte e vështirë të refuzoja. Fola me Napolin dhe vendosa të qëndroja”, theksoi Victor Osimhen.
Kujtojmë që Osimhen mungon tash e gjashtë ndeshje si shkak i lëndimit që pësoi me kombëtaren e tij në ndeshje ndaj Arabisë Saudite.
Në tetë ndeshje këtë sezon nigeriani ka shënuar gjashtë gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon./Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...