Robert Lewandowski po shqyrton disa oferta për sezonin e ardhshëm, përfshirë edhe një propozim të ri nga Barcelona, sipas raportimeve të Fabrizio Romano.
Sulmuesi polak, 37-vjeçar, ka regjistruar 16 gola dhe 6 asistime në 37 paraqitje këtë sezon, duke mbetur një element kyç në skemat e trajnerit Hansi Flick.
Barcelona është e gatshme t’i ofrojë një zgjatje kontrate njëvjeçare, megjithatë kjo do të shoqërohej me një ulje të ndjeshme të pagës krahasuar me marrëveshjen aktuale.
Lewandowski dëshiron të shqyrtojë të gjitha opsionet përpara se të marrë një vendim përfundimtar.
Interes për të kanë shprehur edhe klube nga MLS dhe nga liga e Arabisë Saudite.
Për momentin, fokusi i sulmuesit mbetet te Barcelona, me synimin për të ndihmuar skuadrën në garën për titullin në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, në fazën vendimtare të sezonit.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...