Oblak rikthehet për përballjen e madhe me Barcelonën

21:19 | 6 Prill 2026
D.H

Portieri i Atlético Madrid, Jan Oblak, është gati për një tjetër sfidë të vështirë në “Camp Nou”, aty ku historikisht ka pasur shumë vështirësi për të mbajtur portën të paprekur.

Oblak i cili mungon tash e katër ndeshje është gati për 90 minuta në Kataluni, shkruan Arbresh.info.

Slloveni ka arritur vetëm një herë në 11 ndeshje ndaj Barcelona në këtë stadium të mos pësojë gol, një statistikë që tregon dominimin ofensiv të katalanasve në shtëpi.

Megjithatë, Oblak rikthehet në kohë për ndeshjen e parë të çerekfinales së UEFA Champions League, pasi ka kaluar një dëmtim muskulor në pjesën e brinjëve.

Gardiani i Atleticos do të ketë përballë një nga sulmet më të rrezikshme në Evropë, ndërsa synon të ndryshojë historinë personale në “Camp Nou” dhe të ndihmojë skuadrën e tij të marrë një rezultat pozitiv në këtë duel të madh.

Ndeshja çerekfinale mes këtyre dy skuadrave luhet të mërkurën me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info/